• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Opinion

Mungesa e parkingjeve pranë shkollave fillore shqetësim për prindërit

Redaksia 2LONLINE 14 Maj, 2023 3 min
 Mungesa e parkingjeve pranë shkollave fillore shqetësim për prindërit

Shkruan: Skender Berisha

Shqetësim dhe obligim për prindërit që fëmijët duhet dërguar në shkollë. Por aty nuk e përfundon gjithçka. Pas dy tri orësh duhet patjetër të jenë para dere për t’i marrë mbrapsht.

Këtë përvojë nuk e kanë ndjekur secila familje, ngase fëmijët e tyre janë rritur ose kanë përfunduar shkollën para luftës, dhe frika nga komunikacioni i dendur nuk ka qenë sikurse tani.

Sot, në një atmosferë krejt ndryshe, me një jetë dinamike, ku gjithçka po zhvillohet në mënyrë të përshpejtuar, duke iu shtuar njëkohësisht edhe rreziqet, prindërit kanë një obligim për t’iu përshtatur kësaj maratone, sepse ngecjet do të kenë pasoja në ardhmërinë e fëmijëve të tyre.

Çështja e dërgimit dhe marrjes së fëmijëve të tyre nuk do të ishte problem kaq i madh po të mos shtohej edhe problemi i parkingjeve pranë shkollave. Gjithmonë flasim për shkollat fillore.

Mungesa e parkingjeve pranë shkollave shkakton rrëmujë në komunikacion, dhe asnjëherë ky problem nuk diskutohet në asamblenë komunale për t’i dhënë përgjigje adekuate.

Prindërit në vazhdimësi janë të revoltuar kur janë pranë shkollës. Ata vendosin të parkojnë ku të munden për pak minuta deri në dergimin apo marrjes së fëmijëve të tyre. Në raste të ndryshme pasojnë edhe gjobat nga Policia e Kosovës.

Kjo mundësi e kufizuar e parkingjeve për kohë të caktuar duhet të adresohet dhe t’i ipet zgjidhje një problemi kaq elementar dhe i domosdoshëm për qytetarët anembanë Komunës së Gjilanit dhe më gjerë.

Komuna e Gjilanit duhet të jetë e para Komunë në zgjidhjen e këtij problemi, dhe një hap pozitiv në këtë drejtim do të jetë shembull edhe për komunat e tjera në Kosovë. /2LONLINE/




Etiketa:opinon Parkimi parkingjeve shkolla shkollave fillore Skender Berisha
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Art/Kult

Sapo doli nga shtypi “Një gjakim i pafat”, i veteranit të gazetarisë

31 Maj, 2023
Sport

Me Dritën nuk do të rrugëtojë bashkë më as kapiteni Ardian Limani

31 Maj, 2023
Gjilan

Pas prishjes së koalicionit deklarohet edhe kreu i PDK-së, së Gjilanit, Riad

31 Maj, 2023
Gjilan

Është konstituuar Senati i UKZ-së nga zgjedhjet e përgjithshme 2023

31 Maj, 2023
Lajme të ngjashme

Shkolla e Mesme e Ulët “Rexhep Elmazi” në Gjilan, vendos standard të ri në tërë Kosovën!

29 Maj, 2023

Bizneset e reja po vuajnë për fuqi punëtore, shkaku i bizneseve të vjetra

28 Maj, 2023

Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti”: Pritje për kampionët rajonalë në volejboll e futsall

22 Maj, 2023

Policia me aktivitete për siguri në shkolla

12 Maj, 2023

Varfëria e përgjithshme si dhe kauza për liri i mbajtën të lidhur njëri me tjetrin shqiptarët në vend

30 Prill, 2023

A është momenti ideal për formimin e asociacionit tani pas zgjedhjeve në veri?!

27 Prill, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com