• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Opinion

Gjeneratat e reja nuk kanë frikë nga Serbia

Redaksia 2LONLINE 3 Qershor, 2023 4 min
 Gjeneratat e reja nuk kanë frikë nga Serbia

Shkruan:  Skender Berisha

Është interesante kur takon gjeneratat më të vjetra, që kanë patur rastin të jetojnë para luftës dhe që kanë qenë të preokupuar me jetën dhe mbijetesën e tyre, disi në një kënd të shpirtit kishin frikën e mbjellë nga gjithë ai sistem dhe ajo makineri e pushtetit të atëhershëm serb.

Ka qenë dhe vazhdon të jetë prezent ajo frikë te këto gjenerata, “se Serbia është e fortë, se ajo na fshin, se ajo ka kapacitete të mëdha, se ajo ka qenë kështu e ashtu”, dhe shumë epitete të tjera, e në anën tjetër me këto tipare pozitive ndaj armikut, pa vetëdije ka sulmuar veten dhe gjithsesi ka mbjellë frikë edhe tek të afërmit dhe rrethi.

Sot, nuk mund të themi se është ashtu.  Gjeneratave të reja nuk duhet t’u prezantohet armiku si i paprekur, vetëm se t’i ke qenë i ndrojtur ndaj tij. Edhe pse ndoshta ka prej tyre që akoma u flasin fëmijëve, nipave dhe mbesave se si Serbia ka qenë një forcë, se si ajo ka bërë kërdi ndaj njerëzve, se si ajo i ka keqtrajtuar dhe vrarë vazhdimisht, ka dhunuar dhe ka bërë masakra nga më të ndryshmet.

Asnjëherë nuk duhet harruar anën tjetër të medaljes, momentin kur u vendos t’i kthehet pushka armikut, atëherë dhe vetëm atëherë kur vetëvlerësimin e bënin në një mënyrë tjetër.

Tani gjeneratat e reja nuk dijnë se çka është frika nga armiku shekullor.

Gjeneratat që kanë lindur rreth viteve ’99 e këtej, nuk e konsiderojnë shumë seriozisht Serbinë. Ata vazhdojnë të mësojnë në shkollat e vendit për historinë dhe vështirësitë që ka kaluar Kosova, shumë prej tyre kanë shtuar  interesimin për t’u inkuadruar në ushtrinë e Kosovës, në Policinë dhe shumë institucione tjera ku kontribuohet për vendin.

Pra, me një fjalë mund të themi se ajo frikë dalëngadalë po largohet nga ky popull i vuajtur, po kthehet shpresa, edhe pse me shumë peripeci njerëzit kanë shpresë për t’iu përshtatur jetës dinamike dhe nostalgjisë negative mos t’i kushtohet shumë kohë dhe hapësirë për diskutim.

Ky vend që nga paslufta është duke përcjellë zhvillimet politike dhe ekonomike gjithandej, me bindjen se këto probleme brenda vetes të mbjellura kaherë të hiqen dhe t’i mbeten historisë, dhe dalëngadalë gjeneratat e vjetra mos të mendojnë për atë se çfarë çmimi kanë paguar gjatë jetës së tyre, por t’u japin shpresë gjeneratave të reja, t’u flasin për mundësinë që kanë, për hapësirën e lirë në çdo fushë, për kapacitetet e tyre të shkollimit, të formulojnë fjalë pozitive për këtë vend, t’u japin shpresë dhe motiv të rinjve, dhe ky vend me perspektivë të mos ngelet ashtu sikur po mbeten shumë vende pa rini, që është edhe njëra nga arsyet pse ekziston një shtet.

Prandaj, jepni shpresë dhe motiv të rinjve, sepse ky vend me këtë popull të shkëlqyer meriton të ketë një jetë të dinjitetshme dhe perspektivën e ka të sigurt. /2LONLINE/

Etiketa:Opinion Skender Berisha
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Nacionale

Mot me vranësira dhe intervale me diell

26 Shtator, 2023
Gjilan

RARE me Fokus Grup në kuadër të projektit “Avoko kundër dhunës dhe

26 Shtator, 2023
Kamenicë

I dehur në timon, gjobitet dhe i merret leja për gjashtë muaj

26 Shtator, 2023
Gjilan

Hidromorava me njoftim për konsumatorët e lagjes Dardania 1

25 Shtator, 2023
Lajme të ngjashme

Shovenistët serbë po i tmerrojnë shikuesit në  stadiumet evropiane

20 Shtator, 2023

Varrezat e Qytetit, vendi ku tradita dhe feja bashkohen për t’u kujtuar dhe nderuar të ndjerët tanë

17 Shtator, 2023

Pa reciprocitet nuk mund të ketë normalizim të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

13 Shtator, 2023

Me rastin e 90 vjetorit të lindjes të Sadulla Brestovcit – mendje e ndritur e kombit tonë

11 Shtator, 2023

Arsimtari Njazi Hajdari ishte kontribuues i arsimit shqip dhe veprimtar i çështjes së kauzës së madhe kombëtare

8 Shtator, 2023

U rralluan komshinjtë!

6 Shtator, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com