Drejtoria për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë në Komunën e Kamenicës ka mbajtur trajnim të veçantë dedikuar hartimit të planit të bizneseve për gratë ndërmarrëse të Komunës së Kamenicës por edhe atyre që duan dhe planifikojnë të jenë në fushën e biznesit.
Ky trajnim është mbajtur në bashkëpunim me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE) si dhe organizatën nga Komuna e Gjilanit Liza-R.
Drejtoresha për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë në Komunën e Kamenicës Burbuqe Leka, është shprehur se nisur nga fakti që jemi afër Ditës së Gruas, kemi dashur që të organizojmë një trajnim të tillë vetëm për gratë.
Ajo ka shtuar gjithashtu se trajnimi është mbajtur pikërisht pak ditë para thirrjes për grante si nga niveli lokal por edhe ai qendror. /2LONLINE/