DYLON

Shoqata e Matematikanëve të Kosovës vizitoi UKZ-në

Shoqata e Matematikanëve të Kosovës vizitoi UKZ-në
Avatar photo Redaksia

Shoqata e Matematikanëve të Kosovës (KMA) ka zhvilluar një vizitë të rëndësishme në Fakultetin e Shkencave Aplikative të Universitetit Publik “Kadri Zeka”, Gjilan.

Kryetarja e Shoqatës, Prof. Dr. Valdete Rexhëbeqaj Hamiti, së bashku me anëtarët e Bordit të SHMK, Prof. Armend Shabani, Prof. Valmir Krasniqi dhe Prof. Festim Shkodra, u pritën nga përfaqësuesit e Fakultetit, duke përfshirë Dekanin Prof. Dr. Xhevdet Thaqi, Prodekani Prof. Asoc. Dr. Ekrem Halimi, Prof. Asoc. Dr. Bashkim Dalipi dhe Prof. Merita Emini.

EkoHigjiena

Tema kryesore e takimit ishte Matematika, një fushë e njohur që ka rëndësi të veçantë për zhvillimin shoqëror, veçanërisht në kontekstin e përparimeve të shpejta teknologjike. Diskutimet u përqendruan në aktivitetet e suksesshme të SHMK-së, qëllimet dhe synimet e Shoqatës në promovimin e kësaj fushe të njohurive, e cila është çelësi i zhvillimit të çdo shoqërie.

Po ashtu, SHMK shprehu gatishmërinë për bashkëpunim me bërthamën matematikore në UKZ, e cila gjithashtu ka arritur rezultate të rëndësishme në programin e Matematikës Arsimore, në hulumtime shkencore, organizimin e Konferencave MathDay, në organizimin e garave për nxënësit në matematikë, si dhe në gara të tjera.

Të gjithë u ndanë të kënaqur dhe me një dëshirë për të vazhduar punën e përbashkët në promovimin e mësimit të matematikës, zhvillimin e aktiviteteve inovative, interesante dhe të rëndësishme, sidomos për të rinjtë tanë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.