DYLON

In Memoriam: Naim Shaqiri (1963 – 2020)

In Memoriam: Naim Shaqiri (1963 – 2020)
Avatar photo Redaksia

Nga Blerim Sherifi

Nuk qenka e lehtë të të kujtojmë  në 4-vjetorin e vdekjes tënde i dashur Prof Naim, ikonë e qytetit tonë, Gjilanit.

EkoHigjiena

Sot po bëhen plotë katër vite kur Prof Naimi u largua nga kjo botë e përkohshme për të u kthyer te Zoti Madhërishëm.

Ndihem shumë me fat dhe krenar që kisha rastin të e njoh Prof Naimin për së afërmi dhe të e  njohë më shumë se një profesor apo kolegë.

Me Prof Naimin, së bashku disa herë kemi ndjekur dhe prezantuar në trajnime, seminare, konferenca si brenda dhe jashtë vendit, e ku prezenca e tij gjithmonë jepte pozivitet dhe kreativitet ngjarjes që ndodhte.

Ende kam të freskëta kujtimet dhe shëtitjet me prof Naimin në konferencat e gjuhës Angleze në KETNET Kosovë, apo ato të ELTA-s në Shqipëri.

Prof Naim Shaqiri u lind më 14 shkurt 1963 në Përlepnicë të Gjilanit.

Naimi kishte studiuar gjuhën Angleze në universitetin e Prishtinës dhe me të përfunduar studimet kishte filluar punën e mësimdhënësit të gjuhës Angleze në shkolla të ndryshme të Gjilanit dhe së fundmi para se të ndërroj jetë ishte mësimdhënës i gjuhës Angleze në shkollën e mesme teknike Mehmet Isai në Gjian.

Naimi ishte veprimtar i shquar i çështjes kombëtare  qysh nga vitet e 80-ta  kur ai ndiqet dhe  burgoset nga pushteti atëhershëm fashist për shkak të veprimtarisë së tij por edhe për shkak se ishte vëlla i të burgosurit politik.

Naimi menjëherë pas luftës, angazhohet si përkthyes personal i administratorit Amerikan për komunën e Gjilanit punë të cilën e bëri deri në shuarjen e mandatit të UNMIKU-t.

Profesor Naimin nuk ke se si ta kujtosh ndryshe, vetëm si njeriu më optimist, i hareshëm dhe gjithmonë e shihje të buzëqeshur para çdo sfide.

Ishte ndër njerëzit më aktiv në qytetin tonë dhe më gjerë në Anamoravë ku vullnetarizmin e kishte në shpirt ngase sipas tij ‘’ vetëm kur je në shërbim të komunitetit je njeri dhe pjesë e pandashme e shoqërisë’’.

Profesor Naimi ishte veprimtar shoqëror e politik që kur ishte si i ri shquhej me veprimtarinë dhe kontributin e tij  për vendin dhe shoqërinë.

Prof Naimi ishte ndër themeluesit e shoqatës së mësuesve të gjuhës Angleze KETNET (Kosovo English Teachers’ Network) në Prishtinë ku qëllimi i tij si çdo herë ishte dashuria e madhe ndaj arsimit edhe edukimit të vazhdueshëm të mësuesve të j gjuhës Angleze.

Ishte njeri nismëtar, iniciator i shumë nismave dhe vullnetar i parë kur kërkohej diqka e mirë për shoqërinë, arsimin, natyrën, paqen, miqësinë, artin, kulturën, muzikën e sportin.

Prof Naimi vdiq me 04 mars 2020 pas një ataku kardiak në spitalin regjional të Gjilanit.

Shpirti yt i bardhë pushoftë në paqen e Zotit fuqiplotë! /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.