Drejtoria për Buxhet dhe Financa në bashkëpunim me Kuvendin Komunal të Kamenicës, kanë mbajtur dëgjimin për buxhet në Berivojcë.
Të pranishëm në këtë takim ishin Kryesuesi i Kuvendit Liridon Kastrati, Drejtoresha Burbuqe Leka zyrtari Naser Hashani, zyrtarja Afërdita Tahiri dhe banorë të Berivojcës.
Kryetari Liridon Kastrati ka thënë se janë duke punuar që në Projekt-Buxhetin për vitin 2023 të përfshihen propozimet e banorëve.
Zyrtari Naser Hashani ka paraqitur Projekt-Buxhetin për vitin 2023.
Kërkesat që banorët e këtyre fshatrave paraqiten kishin të bëjnë me asfaltim të rrugëve, trotuar. /2LONLINE/