DYLON

Mbahet dëgjimi publik në Zhegër me banorët e fshatrave të grykës së Karadakut

Mbahet dëgjimi publik në Zhegër me banorët e fshatrave të grykës së Karadakut
Avatar photo Redaksia

Sot është mbajtur dëgjimi publik për përgatitjen e buxhetit të komunës për vitin 2023 me banorët e fshatrave Zhegër, Lladovë, Llashticë, Nasalë, Shurdhan dhe fshatrat tjera të Karadakut, ka bërë me dije Riad Rashiti, drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa të komunës së Gjilanit.

Sipas tij, përfaqësuesit e këtyre fshatrave kanë paraqitur kërkesat dhe propozimet për projekte në këtë rajon të rëndësishëm, për investime në infrastrukturë dhe në turizëm si një mundësi e mirë për rritjen e perspektivës për këtë zonë të Gjilanit.

EkoHigjiena

Ai ka bërë me dije se Komuna e Gjilanit është e përkushtuar në trajtimin e barabartë të investimeve sipas mundësive që ka dhe prioriteteve të secilit vendbanim, që burojnë nga nevojat dhe kërkesat e qytetarëve.

“Në vitin 2023 do të fillojnë investime të reja në shumë projekte të cilat do të propozohen në planifikim të buxhetit dhe që do të miratohen në Kuvendin Komunal të Gjilanit”, ka përfunduar Riad Rashiti. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.