DYLON

Haziri: Kryeministri ka pasur takime me presidentin serb sa për t’u takuar, asnjë marrëveshje e re nuk është arritur

Haziri: Kryeministri ka pasur takime me presidentin serb sa për t’u takuar, asnjë marrëveshje e re nuk është arritur
Avatar photo Redaksia

“Deri tani, kryeministri i Kosovës ka pasur takime me presidentin serb sa për t’u takuar, por asnjë marrëveshje e re nuk është arritur. Është biseduar dhe dakorduar lidhur me metodat e implementimit të marrëveshjeve që janë arritur nga ish-kryeministrat e Kosovës”, ka shkruar, ndër tjerash,nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri

Postimi i tij i plotë:

EkoHigjiena

Deri tani, kryeministri i Kosovës ka pasur takime me presidentin serb sa për t’u takuar, por asnjë marrëveshje e re nuk është arritur. Është biseduar dhe dakorduar lidhur me metodat e implementimit të marrëveshjeve që janë arritur nga ish-kryeministrat e Kosovës.

Ende nuk e kemi parë Kurtin në veprim për të zgjidhur një çështje të vetme në agjendën e cila pritet të shtjerret së bashku me ndërmjetësin ndërkombëtar, që në këtë rast është BE dhe Lajcak në emër të përfaqësuesit më të lartë të BE-së dhe lehtësimit të vjen nga SHBA-të.

Në takimin e nesërm duhet ta kenë parasysh dhe prioritet negocimin sa më të shpejt të zgjidhjes së çështjeve që i kemi përpara. Natyrisht, me marrëveshje gjithëpërfshirëse e cila përfundon me njohje reciproke dhe i obligon të dyja palët që ta zbatojnë dhe, mbi të gjitha, me këmbëngulësi dhe me vullnet politik duhet të insistojmë që kjo të përfundojë sa më parë sepse status-quo është armiku më i madh i Kosovës, e cila sjell tensione.

Në këtë rast, kapaciteti i gjetjes së zgjidhjeve tregohet, jo nëpërmjet policisë, por nëpërmjet dialogut. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.