Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj së bashku më Nënkryetarin Jakupi dhe ekipin komunal të drejtorëve kanë marrë pjesë në punëtorinë në lidhje me planifikimin e buxhetit për vitin 2025 dhe vlerësimet për vitet 2026-2027, konkretisht për Kornizën Afatmesme Buxhetore KAB 2025-2027.
Ky dokument siguron një analizë të hollësishme të shpenzimeve publike dhe përcakton parametrat dhe prioritetet kryesore për zhvillimin e vazhdueshëm të buxhetit vjetor.
Gjithashtu, KAB-i siguron mekanizmat e nevojshëm, përmes të cilëve, objektivat me prioritet, të identifikuara në dokumentet strategjike të komunës, aty ku ekzistojnë, të integrohen sa më mirë në procesin buxhetor.
U diskutua në lidhje me elementet kryesore të cilët duhet të përfshihen në KAB siç janë: Misioni, situata aktuale, objektivat, trendet e financimit dhe propozimet për politika të reja 2025-2027. /2LONLINE/