DYLON

Rektori i UKZ-së priti në takim Komandantin e KFOR-it nga LMT në Gjilan

Rektori i UKZ-së priti në takim Komandantin e KFOR-it nga LMT në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku ka pritur në takim Major Arda GorkenYatagan Komandant i  Ekipit Monitorues i Mbikëqyrjes ( LMT ) i KFOR-it Turk në Gjilan

Në këtë takim  Rektori Dërmaku i ka informuar përfaqësuesit e KFOR-it turk për organizimin, punën dhe funksionimin e universitetit. Ndërkohë gjatë takimit Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku e ka njoftuar Major Arda GorkenYatagan Komandant i  Ekipit Monitorues i Mbikëqyrjes ( LMT ) i KFOR-it Turk  për Rajonin e Gjilanit, se Universiteti  Publik  “Kadri Zeka”,  që  nga themelimi i  tij e deri më  tani përpos marrëveshjeve tjera,  ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi edhe me Universitete të  Turqisë, duke shtuar se UKZ është e  hapur edhe për bashkëpunime të  tjera në  fusha të  ndryshme.

EkoHigjiena

Major Arda GorkenYatagan ka falënderuar Rektorin Dërmaku për pritjen, derisa ka premtuar vazhdimin e bashkëpunimit. Nga ana e tij Rektori Dërmaku e ka falënderuar komandantin Major Arda GorkenYatagan për viziten dhe gatishmërinë që KFOR ka për të ndihmuar UKZ-në dhe për  mbështetjen e madhe që KFOR ka në ruajtjen e sigurisë  në Kosovë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.