DYLON

Komuna e Vitisë me projekte të kanalizimit në disa lokalitete

Komuna e Vitisë me projekte të kanalizimit në disa lokalitete
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të zhvillimit të punimeve për shtrirjen e rrjetit të kanalizimit, kryetari i komunës Sokol Haliti ka bërë me dije që në shumë lokalitete po kryhen pune intensive në rregullimin e kanalizimeve si në rrugën “Safet Rexhepi”, mbrapa ETC-së në Viti, në lagjen “Delia” dhe lagjen “Toplana” në Beguncë.

Në takimin me inxhinierët dhe mbikqyrësit e këtyre projekteve, kryetari Haliti theksoi se shumë shpejt do të filloj rregullimi i kanalizimit edhe në fshatin Devajë.

EkoHigjiena

Haliti tha se komuna e Vitisë në vazhdimësi po punon edhe në shumë projekte të tjera gjithnjë në të mirë të gjithë qytetarëve vitias.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.