Këshilli I punëtorëve të Kompanisë “Ecohigjiena” SH.P.K. Gjilan, Viti, Kamenicë bënë të ditur se ka marr mbështetje nga Inspektorati i Punës dhe BSPK-ja.
“Për hirë të opinionit publik dhe gjithë qytetarëve ne Këshilli Punëtorëve dhe punëtorët e kompanisë EcoHigjiena, si në deklaratat e kaluara edhe në këtë,dëshirojmë të ju njoftojmë për gjitha të pa drejtat që po na bëhen nga ana e menaxhmentit të kompanisë.
Së pari, ne kërkojmë falje të gjithë qytetarëve për mos largimin e mbeturinave dhe ju bëjmë me dije se përgjegjës kryesor janë Menagjmenti I kompanisë sonë dhe mos kujdesi institucional për fatin tonë deri më tani. Ashtu si ju kemi njoftuar edhe më parë që kompaninë tonë e keqja ka kapluar që një kohë të gjatë që kur në udhëheqje erdhi partneri privat, respektivisht Senad Ramaj. Ne, gjithmonë kemi kërkuar të zbatohet ligji i punës për ne punëtorët dhe asgjë tjetër”, thuhet në një njoftim të këtij Këshilli.
Më tej thuhet se “Që e drejta ligjore është në anën tone, flet më së miri edhe Raporti Zyrtar i Inspektorit të Punës që është bërë më 13.01.2017, që veprimet e menaxhmetit I cilëson krejtësisht në kundërshtim me Ligjin e Punës në Republikën e Kosovës. Më poshtë mundë të shihni këtë raport zyrtar dhe rekomandimet që kanë bërë inspektorët e punës për çka ne I falënderojmë për punën e bërë këto ditë. Ne besojë fuqishëm në institucionet e drejtësisë që do ta obligojnë menaxhmentin, respektivisht Partnerin Privat të kompanisë që ta respektoj Ligjin e Punës sipas rekomandimeve të Inspektorit të punës sepse ai nuk është duke respektuar asnjë Ligj dhe në këtë rast as Ligjin e Punës”.
Këshilli Punëtorëve I EcoHigjiena, bënë të ditur se tani janë duke pritur konkretizim edhe të premtimit nga ana e Kryetarit të Komunës që gjithë punëtorëve do t’iu vazhdohen kontratat.
“Gjithashtu faleminderojme kryetarin e BSPK-së,z.Haxhi Arifi për mbështetjen që na ka dhënë për kërkesat tona si dhe të gjithë qytetarët për solidarizimin me kauzën tonë. Ne nuk kemi rrugë tjetër dhe do të vazhdojmë të protestojmë deri në realizimin e të drejtave tona”, thuhet në njoftimi ne Këshillit të Punëtorëve të EcoHigjiena.
Shih më poshtë raportin zyrtarë të inspektorit të punës.