DYLON

Në kuadër të projektit ndërkufitar “Lidhja Rajonale” u nënshkrua memorandum bashkëpunimi për mbrojtje të mjedisit

Në kuadër të projektit ndërkufitar “Lidhja Rajonale” u nënshkrua memorandum bashkëpunimi për mbrojtje të mjedisit
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të projektit “Lidhja Rajonale” për zvogëlimin e ndotjes së mjedisit, si dhe duke u nisur nga qëllimet dhe interesat e përbashkëta në nxitjen që të kontribuojnë në zvogëlimin e ndotjes së mjedisit dhe rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve në rajonin kufitar të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, përshpejtimin e rritjes dhe nxitjen e hapjes së potencialeve të reja turistike në zonën turistike ndërkufitare midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dhe veçanërisht në Komunën e Vitisë dhe Gostivarit, është nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi mes komunës së Vitisë dhe Kompanisë rajonale të pastrimit “Eco Higjiena’.

‘Nënshkrimin e këtij memorandum e bënë kryetari i komunës Sokol Haliti dhe kryeshefi ekzekutiv i kompanisë “Eco Higjiena” Senad Ramaj.

EkoHigjiena

Ky Memorandum mirëkuptimi përcakton të drejtat dhe detyrimet reciproke të palëve për bashkëpunim të ndërsjellë në kuadër të projektit për zvogëlimin e ndotjes së mjedisit.

Qëllimi i këtij projekti që financohet nga Bashkimi Evropian në kuadër të “Cros Border” është promovimi i sektorit të mbrojtjes së mjedisit, që në mënyrë efikase përshtatet për nevojat e mjedisit vendore dhe ndërkombëtare dhe të kontribuojë në përshpejtimin e rritjes dhe të stimulojë krijimin e vendeve të punës në zonën ndërkufitare midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Komuna e Vitisë, si lider i projektit ndërkufitar për mbrojtjen e ambientit në rajonin ndërkufitar të Vitisë dhe Gostivarit, do të investoj në mbrojtje të Lumit Morava dhe promovimin e mundësive për mbrojtjen e ambientit në rajonin ndërkufitar.

Komuna e Vitisë do të japë informacion mbi nevojat e të gjithë akterëve të lidhur me zhvillimin e mbrojtjes së ambientit, aty ku është e mundur, do të bëjë përpjekje për të ofruar kushte të favorshme për përdorimin e këtij informacioni.

Ndërkaq, Eko-Higjiena do të ofrojë mbështetje, në varësi të nevojave të projektit ‘’Lidhja Rajonale’’në aspektin e informacionit, ekspertizës dhe përvojës. Ajo gjithashtu do të inkurajojë ndërmarrjen e mbrojtjes së ambientit, si dhe të gjithë akterët që të kontribuojnë në mënyrë aktive në realizimin e objektivave të projektit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.