DYLON

Përkushtimi i punëtorëve të EcoHigjiena është i jashtëzakonshëm

Përkushtimi i punëtorëve të EcoHigjiena është i jashtëzakonshëm
Avatar photo Redaksia

EcoHigjiena Sh.p.k 

Kur ne të gjithë flemë të qetë në shtëpitë tona, punëtorët e “Eco Higjena” fillojnë “ditën” e tyre të punës në mesnatë, pikërisht nga ora 1. Në një kohë kur rrugët janë bosh dhe qyteti është i heshtur, ata fillojnë detyrën e tyre të rëndësishme për të mbajtur pastërtinë në çdo cep të qytetit.

EkoHigjiena

Përkushtimi i tyre është i jashtëzakonshëm. Ndërsa shumica prej nesh zgjedhim të pushojmë pas një dite të lodhshme, ata përgatiten të përballen me sfidat e natës. Ata mbledhin mbeturinat, dhe sigurojnë që kur qyteti të zgjohet në mëngjes, gjithçka të jetë e pastër dhe e rregullt.

Ky është një proces që përsëritet çdo natë, pa marrë parasysh motin apo kushtet.

Këta punëtorë, shpesh të padukshëm për sytë tanë, luajnë një rol të pazëvendësueshëm në mbajtjen e qytetit tonë të pastër dhe të shëndetshëm.

Respekt dhe mirënjohje të thellë për ta dhe për punën e tyre të palodhur, që siguron një mjedis më të mirë për të gjithë ne, ku asnjëherë nuk mungon bashkëpunimi i Komunës së Kamenicës për mbështetje kur do që ka nevojë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.