DYLON

EcoHigjiena: Shpallje për punë

EcoHigjiena: Shpallje për punë
Avatar photo Redaksia

SHPALLJE PËR PUNË

Ne jemi duke kërkuar për të punësuar bashkëpunëtorë, me mundësi punësimi të menjëhershëm në Njësinë punuese – Gjilan.

EkoHigjiena

Pozitat e hapura janë :

I).Dy vozitës të kamionit ,Kat.C

II).Katër punëtorë

Kandidatët për pozitën e Vozitësit ,pos kushteve të përgjitshme duhet të plotësojë këto kushte të veçanta :

• Të posedojë patentë shoferi të Kat.C

• Së paku 1 vit përvojë pune

• Paraqitje korrekte dhe aftësi të mira komunikative

• Këmbëngulës në ushtrimin e detyrës dhe entuziazëm në punë

• Besueshmëri dhe përgjegjësi në punë

• Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetsore për të kryer detyrën përkatëse

Kandidatët për pozitën e punëtorit duhet të plotësojnë këto kushte :

• Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetsore për të kryer detyrën përkatëse

• Gatishmëri të punojë me orare të ndryshme të punës

Kandidatët duhet të paraqesin këto dokumente :

Kopjen e letërnjoftimit

Kopjen e patentë shoferit të Kat.C

Dëshmitë mbi përgaditjen shkollore

Pas periudhës provuese,varësisht nga performanca e treguar ,kandidatët e përzgjedhur marrin kontrata të pacaktuara.Paga caktohet sipas politikës financiare të Kompanisë dhe ajo lëviz në çdo fillim të vitit .Punëtorët trajtohen në përputhje me dispozitat ligjore që i parasheh Ligji i Punës dhe do të hasin në trajtim dinjitoz nga gjithë stafi punues.

Kërkesa e juaj e plotë , duhet të dërgohet jo më vonë se data 18.08.2024, në adresën elektronike : [email protected], me postë në adresën Eco- Higjiena SH.P.K. , Rr,. Fehmi Agani nr.17, 6000 Gjilan , Republika e Kosovës , ose drejtpërdrejtë në zyrën e Eco- Higjiena SH.P.K.Gjilan ,

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.