Në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë ka përfunduar sot trajnimi i përbashkët i Policisë Ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Marinsave Amerikanë.
Pjesë e këtij trajnimi ishin 25 pjesëtar nga Policia Ushtarake e FSK-së dhe 15 nga Marinsat Amerikanë, të cilët u trajnuan në: neutralizimin e gjuajtësit aktiv, ndalesat e trafikut me rrezikshmëri të lartë, trajnim për armët jo vdekjeprurëse si dhe negocimi me pengje dhe lirimi i tyre.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte ngritja e aftësive në mbështetje luftarake dhe ngritja e nivelit profesional të Policisë Ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës. /2LONLINE/