DYLON

Komandanti i FSK-së ndanë mirënjohje për Policinë e Kosovës

Komandanti i FSK-së ndanë mirënjohje për Policinë e Kosovës
Avatar photo Redaksia

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka ndarë sot mirënjohje për efektivët e Policisë së Kosovës në shenjë falënderimi për kontributin e dhënë në ngritjen e kapaciteteve profesionale, në mbështetje të Policisë Ushtarake në fushën e Mbrojtjes së Afërt, Ngasjes Emergjente dhe aktivitete tjera të përbashkëta mes dy institucioneve më kredibile në vend.

Me këtë rast komandanti i FSK-së ka falënderuar Policinë e Kosovës për bashkëpunimin dhe u dakorduan për bashkëpunim të tillë edhe në të ardhmen me njësitë tjera të FSK-së, në kuadër të misionit ligjor dhe kushtetues që kanë këto dy institucione të Kosovës. /2LONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.