DYLON

Drita ia “terroi” Gjilanit

Drita ia “terroi” Gjilanit
Avatar photo Redaksia

SC Drita ka fituar ballafaqimin kundrejt SC Gjilanit, në derbin lokal që u luajt sot në stadiumin ndihmës të qytetit të Gjilanit. Goli i Baftiut dhe hat-trick-u i Simonovskit për Dritën dhe goli i nderit shënuar nga Zabërgja për Gjilanin, bënë që kjo lojë të mbyllet me rezultat të thellë,  4 me 1.

Kur jemi te fjala” derbi”, sikur asnjëherë më parë kjo fjalë nuk ka qenë më e zbehur se sot, për shumë faktorë, e ndër kryesorët, që nuk u luajt në stadiumin kryesor të qytetit, i cili nuk është funksional, e për rrjedhojë kjo ndeshje u luajt pa tifozë, bazuar në atë se stadiumin ndihmës nuk i plotëson kushtet edhe sa i përket hapësirës, edhe sa i përket sigurisë.

EkoHigjiena

Për ironi, sot në Gjilan ishte ministri i MKRS-së, Hajrulla Çeku, i cili u takua me të parin e Gjilanit, Alban Hyseni, e ku përveç deklarimit se kanë hyrë në fazën e zgjidhjes së ngërçit afatgjatë për stadiumin e Gjilanit, nuk kanë dhënë ndonjë datë të caktuar se kur mund përafërsisht të pritet përfundimi i stadiumit dhe zhvillimi lojërave në të.

Pra, se kur do të përfundoi së ndërtuari stadiumi i Gjilanit,  që lojtarët të kthehen në fushë, e tifozët në tribuna, si duket mbetet mister, pasi këtë, për momentin nuk e dinë, as ministri, as kryetari, as pozita, as opozita,  as klubet, as tifozët…,

Sido që të jetë, kur jemi te loja e sotme, kishim një Dritë që luajti mençur dhe që e kërkoi me ngulmë fitoren dhe një Gjilan të ngadalshëm dhe të “pa shpirt’. Drita e mbizotëroi plotësisht ndeshjen dhe sikur përfundoi punën qysh në pjesëlojën e parë kur krijoi epërsi prej tre golash, përmes Blend Baftiut që shënoi në minutën e 37’ si dhe Marko Simonovski,  i saktë në minutat 45 dhe 45+7.

Pjesëloja e dytë solli nga një gol në të dyja rrjetet, ku fillimisht shënoi Simonovski, për ta kompletuar hat-trick-un e tij, gol që erdhi në minutën e 69’, dhe më pas erdhi edhe goli i vetëm i skuadrës kuqebardhë, një gol i nderit, që u shënua nga Baton Zabërgja në minutën e 80’.

Tani FC Drita, për momentin, i prin tabelës së klasifikimit në AlbiMall Superligën e Kosovës në futboll duke grumbulluar 14 pikë nga gjashtë ndeshje të zhvilluara, e po aq pikë ka Gjilanit, që rrëshqet në pozitën e dytë, por këto pikë i ka nga shtatë takime.

Janë pra dy skuadra të Gjilanit në krye të tabelës, andaj meritojnë që çështja e stadiumit të kryhet sa më parë dhe një derbi i radhës të jetë ashtu siç jemi mësuar ta shohim,  jo veç si “derbi” por si “derbi i zjarrtë”, që luhet në një stadiumit cilësor dhe me tribuna të stërmbushura.  /M.H/ 2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.