Sipas të përditshmes italiane “La Stampa”, braziliani Marcelo i pakënaqur te Real Madridi ka arritur një marrëveshje për t’u bashkuar me Cristiano Ronaldon në Torino përpara sezonit 2019-20.
Marcelo njoftohet se ka rënë dakord të bashkohet me Juventusin këtë verë, në një marrëveshje katërvjeçare dhe të bashkohet me mikun e tij të vjetër Cristiano Ronaldo, pas pakënaqësive në Madrid.
Marcelo ka humbur vendin e titullarit ndaj lojtarit të akademisë Sergio Reguilon dhe poashtu nuk u ftua as nga Brazili së fundmi.