DYLON

Sqarohet UEFA, për penalltin e United-it

Sqarohet UEFA, për penalltin e United-it
Avatar photo Elife Sherifi

UEFA ka lëshuar një shpjegim për penaltinë e dhënë në ndeshjën PSG – Manchester United, e cila ndihmoi “Djajtë e Kuq” të kualifikohen tutje.

Referi Damir Skomina u njoftua nga dhoma e VAR me kodin “incident serioz i humbur”. Pas shikimi të reprizave, UEFA tha se gjyqtari dha penaltinë me arsyen sepse “krahu i Kimpembe nuk ishte afër trupit të tij” kur Dalot bëri goditjen e topit.

“Pas rishikimit, gjyqtari konfirmoi se distanca me top nuk ishte e shkurtër dhe ndikimi nuk mund të ishte  i papritur.Krahu i mbrojtësit nuk ishte afër me trupin, gjë që bëri që topi të ndalet në drejtimin e portës. Gjyqtari kështu akordoi penalti. Të gjitha vendimet e lartpërmendura janë në pajtueshmëri me protokollin e VAR-it” thuhet në sqarimin e UEFA-s.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.