DYLON

Klopp: Nuk shkoj te Juventusi!

Klopp: Nuk shkoj te Juventusi!
Avatar photo Elife Sherifi

Juventus është në kërkim të një trajneri pas largimit të Alegrit.

Një listë e gjatë me emra qarkullon në ambientet bardhezi, por duket se drejtuesit do të marrin kohën e mjaftueshme. Një ndër ta është edhe gjermani Jurgen Klop, i cili ditën e shtunë do të luajë finalen e Championsit përballë Totenhemit.

I pyetur për këto zëra, Klop sqaron. “Të gjitha zërat që i dëgjoj këto ditë janë të pakuptimta. Nuk ka asgjë të vërtetë, nuk do të largohem nga Liverpuli. Nuk kam asnjë arsye. Italia është vend i bukur, Seria A është e bukur, këtë e di.”, u shpreh ai për “Sky”.

EkoHigjiena

Për sa i përket finales, Klop shtoi. “Të gjitha finalet janë të veçanta, do të jetë hera e tretë për mua në Ligën e Kampionëve. Do të përballemi me Totenhemin, një ekip i fortë, por ky Liverpul është gati, është ekipi më i mirë që unë sjell në finale. Futbolli është i çuditshëm, do ta shohim si do të përfundojë. Nëse fitojmë, do të jetë momenti më i mirë i karrierës sime. Fitimi i titullit është mirë, por Champions është më mirë”, përfundoi gjermani.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.