Konfirmohet vendimi nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut për ndeshjen e radhës kundër Kosovës.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë mbledhjes së sotme ka pranuar rekomandimet e Komisionit për sëmundje ngjitëse. Krahas mbyllës së shkollave qeveria vendosi që të gjitha ndeshjet sportive të luhen pa prezencën e publikut dhe atë për 30 ditët e ardhshme.
Sipas këtij vendimi ndeshja e shumëpritur Maqedoni-Kosovë e paraparë më 26 mars do të zhvillohet pa prezencën e publikut.