• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

MASHTI: Të merren të gjitha masat parandaluese, por mësimi të zhvillohet normalisht

Redaksia 2LONLINE 10 Mars, 2020 2 min
 MASHTI: Të merren të gjitha masat parandaluese, por mësimi të zhvillohet normalisht

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka ftuar sot në takim drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit, ku është diskutuar rreth situatës epidemiologjike të Koronavirusit COVID 19 dhe masave parandaluese që duhet të ndërmerren në shkolla.

Me këtë rast, drejtorët e DKA-ve janë informuar nga ministrja Hykmete Bajrami, se në bazë të Planit të Veprimit të miratuar nga Qeveria e Kosovës, MAShTI ka hartuar një plan veprimi në sektorin e arsimit, i cili parasheh udhëzimet për marrjen e masave parandaluese në shkolla, bashkërendimin e veprimeve dhe komunikimin shkollë-DKA-MAShTI.

Ministrja Bajrami ka kërkuar nga DKA-të që të furnizojnë me material higjienik shkollat dhe të bëhet dezinfektimi i hapësirave shkollore.

Megjithatë, ministrja Bajrami ka theksuar se nuk ka hapësirë për panik, por tha se ne duhet të marrim të gjitha masat parandaluese. Përderisa nuk ka asnjë rast të Koronavirusit në Kosovë, pra as rekomandim për ndërprerje të mësimit nga ana e IKShP dhe Ministrisë së Shëndetësisë, ministrja Bajrami iu bëri thirrje nxënësve, prindërve dhe mësimdhënësve që mësimi të zhvillohet normalisht, duke theksuar gjithmonë nevojën e higjienës së shtuar.

Në këtë takim ishte prezent edhe drejtori i IKShP-së, Naser Ramadani, i cili informoi drejtorët rreth situatës epidemiologjike me Koronavirus në botë dhe në Kosovë dhe theksoi se fatmirësisht Kosova nuk ka asnjë rast të konfirmuar.

Etiketa:Koronavirusi Ministria e Arsimit Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Gjilan

Vazhdim i kampanjës vetëdijësuese për sigurinë në komunikacion

1 Korrik, 2022
Gjilan

Shkolla “Musa Zajmi” bëhet tërësisht e qasshme për fëmijët me aftësi të

1 Korrik, 2022
Nacionale

Forcës së Sigurisë së Kosovës i shtohen edhe 17 oficerë të rinj

1 Korrik, 2022
Art/Kult

AKV “Kemajl Azizi” nga Vitia shkëlqen në Turqi me performancën e saj

1 Korrik, 2022
Lajme të ngjashme

Më 14 qeshor mbahet pjesa e dytë e Testit të Arritshmërisë

13 Qershor, 2022

Rreth 2 milion euro investim në arsimin dhe aftësimin profesional nga Fondi i Sfidës për Kosovën

25 Mars, 2022

Kryetari Alban Hyseni pret ne takim zëvendësministrin e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci

15 Shkurt, 2022

Sot filloi periudha e dytë e vitit shkollor në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar

10 Janar, 2022

Është themeluar komiteti këshillues për edukim në fëmijërinë e hershme

15 Dhjetor, 2021

Hapet cikli i diskutimeve për rishikimin e teksteve shkollore

13 Dhjetor, 2021

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com