Një fëmijë 13 muajsh ka vdekur dje nga komplikimet e shkaktuara nga fruthi në Klinikën për sëmundje të fëmijëve në Shkup, njofton Ministria e Shëndetësisë.
Fëmija nga Sveti-Nikole edhe më parë ka pasur probleme shëndetësore.
Ky është fëmija i dytë në Maqedoni që vdiq nga komplikimet e shkaktuara nga fruthi.
“Ministria e Shëndetësisë shpreh keqardhje që këto fëmijë janë viktimë e epidemisë së fruthit, sëmundje e cila mund të parandalohet me vaksinim. Edhe njëherë apelojmë deri te të gjithë prindërit, me përgjegjësi t’i kuptojnë rekomandimet për vaksinimin me MRP vaksinën e cila mbron seriozisht nga sëmundjet ngjitëse”, thuhet në komunikatë.