DYLON

Foshnja e lindur para kohe, me probleme shëndetësore, pas 44 ditësh trajtim lirohet në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore

Foshnja e lindur para kohe, me probleme shëndetësore, pas 44 ditësh trajtim lirohet në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore
Avatar photo Redaksia

Një foshnje, e lindur para kohe, me probleme shëndetësore, është trajtuar për një muaj e gjysmë ditë në Njësinë Intensive të Klinikës së Neonatologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, njofton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.

Me rekomandimin e mjekëve përgjegjës, pas 44 ditësh është liruar për në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore.

EkoHigjiena

Foshnja me inicialet B.G. kishte probleme gastrointestinale-mostolerimit në ushqim. Për shkak të vështirësive me frymëmarrje dhe nevojës për asistence respiratore, ishte vendosur në IMV.

Në bazë të manifestimeve klinike, kishte dyshime për fistullë trakeoezofageale, të cilën e vërtetuan më pas ekzaminimet e nevojshme diagnostike-radiologjike.

Pas intervenimit kirurgjik në Kirurgjinë e Fëmijëve, foshnja ishte kthyer për trajtim të mëtutjeshëm në Klinikën e Neonatologjisë, sipas te gjeturave klinike dhe laboratorike, si dhe konsultave me kirurgun e fëmijëve, kirurgun maksilofacial, për shkak të paresës së lindur të nervit facial të anës së majtë, pediatrin-neurolog dhe fiziatrin. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.