Në një debat të gjatë prej disa ditësh dhe nën tensione, parlamenti i Malit të Zi mbrëmë ka votuar ligjin për flamurin dhe simbolet kombëtare shqiptare.
Ky ligj pritet që të rregullojë të drejtat e shqiptarëve në përdorimin e flamurit dhe simbolet kombëtare ndërkohë që edhe do të detyrojë institucionet që ta respektojnë atë, njofton INA.
Mali i Zi që në vitin 2008, bazuar në dispozitat kushtetuese dhe ligjit mbi të drejtat dhe liritë e popujve pakicë për periudhën 2008-2018, ka aprovuar Strategjinë e Politikave të Pakicave Kombëtare, si dokument themelor i planifikimit që përcakton politikën e qeverisë së Malit të Zi në fushën e respektimit dhe mbrojtjes së të drejtave të popujve pakicë, gjegjësisht obligimin e organeve shtetërore për krijimin e kushteve për përmirësimin dhe avansimin e kushteve jetësore në të gjitha sferat e saja gjatë zbatimit të dokumentit.
Ndër të tjera ky dokument përfshinë rregullimin normativ dhe zbatimin në praktikë në sferën e përdorimit të gjuhës dhe shkrimit, arsimit në të gjitha nivelet, kulturës dhe traditës, informimit, identitetit kombëtar, individual dhe kolektiv, participimin politik dhe përfaqësimin në organet shtetërore, politiken ekonomike zhvillimore etj.