Përdorimi i rregullit i majdanozit mund të mbajë nën kontroll tensionin e gjakut. Acidi folik që gjendet te kjo barishte është si një tonik për zemrën. Përdorimi i majdanozit ul dhimbjet e kyçeve, për shkak të vlerave anti-inflamatore të tij
Majdanozi është një bimë aromatike, tejet e çmuar dhe e njohur për përfitimet e shumta shëndetësore që marrim me konsumimin e tij. Niveli i lartë i kripërave minerale, fosforit, kalciumit, fibrave, proteinave dhe karbohidrateve por edhe katër vitaminave, A, B 12, C, K e bën këtë erzë në top listën e ushqimeve më të rekomanduara.
Edhe pse duhet pranuar se majdanozi është i varfër në hekur, këshillohet konsumimi i tij pasi prania e vitaminës C favorizon përthithjen e hekurit.