Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri, ka thënë se duke e parë që kjo qeveria po dështon çdo ditë në menaxhimin e pandemisë propozohet që fushata zgjedhore duhet të zgjasë pesë ditë.
“Sot u diskutua mbi çështjet që lidhen me procesin zgjedhor e 17 tetorit dhe iniciativën e LDK-së për shkurtimin e fushatës duke pasur parasysh situatën epidemiologjike, duke e konsideruar të rëndësishme situatën me pandeminë dhe dështimin e qeverisë dhe jemi të gatshëm që fushatën me shkurtuar në pesë ditë të vetme duke ftuar edhe partitë politike që të ndërtojnë një kulturë konsensusi sepse jeta e qytetarit është më e rëndësishme. Nevoja e angazhimit të partive politike duhet të jetë në kulturën e konsensusit”, ka thënë Haziri.
Ai tha se nuk ka arsye që të shtyhen zgjedhjet ka arsye që fushata zgjedhore të shkurtohet.