DYLON

Kryeministri Kurti mori pjesë në ceremoninë e përurimit të spitalit të fëmijëve “Sheikha Fatima”

Kryeministri Kurti mori pjesë në ceremoninë e përurimit të spitalit të fëmijëve “Sheikha Fatima”
Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të spitalit të fëmijëve “Sheikha Fatima”, në hapësirat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ndërtimi i të cilit u financua nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në fjalën e rastit kryeministri Kurti tha se konsiderata që kemi për fëmijët, tregon se çfarë të ardhme do të ketë shteti e shoqëria jonë.

EkoHigjiena

“Prandaj do të angazhohemi të gjithë së bashku që fëmijëve t’u garantojmë mirëqenie dhe të ndërtojmë të ardhmen që ata e meritojnë”, tha ai.

Kryeministri falënderoi Emiratet e Bashkuara Arabe për investimin në ndërtimin e spitalit modern pediatrik-kirurgjik dhe presidenten Atifete Jahjaga për angazhimin e saj dhe të gjitha ekipet që me përkushtim, ndër vite kanë punuar për realizimin e këtij projekti.

“Ky projekt humanitar i mundësuar nga Lartmadhëria e saj, Sheikha Fatima bint Mubarak, përveç përmirësimit të jetës se fëmijëve dhe familjeve të Kosovës, është dëshmi konkrete e miqësisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, midis institucioneve dhe popujve të të dyja vendeve”, tha kryeministri Kurti.

Në ceremoninë e përurimit kanë marrë pjesë Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, Drejtori i Departamentit të Shëndetësisë në Abu Dhabi, Sheikh Abdulla bin Mohammed bin Butti Al Hamed, Ministri i Shtetit Dr. Maitha bint Salem Al Shamsi, Ambasadorja e Emirateve të Bashkuara Arabe në Republikën e Kosovës, znj. Nabila Alshamsi dhe Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ish-presidentja Atifete Jahjaga, zyrtarë të tjerë shëndetësorë, mjekë, infermierë etj.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.