Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka falënderuar qytetarët e lagjave 2 Korriku dhe Baja për: “mbështetjen e jashtëzakonshme, në rikthimin e madh të LDK-së”.
Haziri ka thënë se këtë mbështetje ndaj tij dhe LDK-së, e bën më të përgjegjshëm në punë.
“Falemnderit qytetarëve të lagjeve 2 Korriku e Baja! Mbështetja juaj ka qenë dhe është forcë jetike në rikthimin e madh të LDK-së. Besimi juaj na jep krenari e përgjegjësi. Familja më e madhe politike e vendit, do të jetë këtu për të gjitha kërkesat tuaja. Falemnderit pafund! Do të mbetem gjithmonë, Luta juaj!”, ka thënë Haziri.