DYLON

Vetdorëzohet e më pas arrestohet një zyrtar policor

Vetdorëzohet e më pas arrestohet një zyrtar policor
Avatar photo Redaksia

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) kanë arrestuar një zyrtar policor (i stacionit policor Zubin Potok) me dyshimin se i njëjtit ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Manipulim me prova “.

Hetuesit e IPK-së janë njoftuar nga Policia e Kosovës respektivisht stacioni policor i Zubin Potokut se i dyshuari (zyrtari policor) ishte paraqitur (dorëzuar) në këtë stacion policor.

EkoHigjiena

Ky punonjës policor (tashmë i arrestuar) dyshohej se që nga muaji shkurt i vitit 2020 ndodhej jashtë territorit të Republikës së Kosovës.

IPK në koordinim me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë kishte filluar një hetim që nga shkurti i vitit të kaluar ndaj zyrtarit të dyshuar për veprat e lartcekura penale e që dyshohet ti ketë kryer deri sa ka punuar në pozitën e zyrtarit përgjegjës për Dhomën e Dëshmive në Stacionin policor në Zubin Potok.

Hetuesit e IPK-së në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore ku pas intervistimit zyrtari policor është arrestuar kurse me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Veprimet e mëtutjeshme hetimore lidhur me këtë rast do të vazhdojnë nga hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës.  /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.