Pas vizitave në Burincë, Capar e Bukovik, Lutfi Haziri, kandidat i LDK’së për kryetar të Gjilanit edhe për një mandate, është ndalur në vendlindjen e të parëve të tij në Llovcë, të cilin e kanë mirëpritur me anë të një tubimi të madh.
Haziri ka shprehur falënderim të madh përkrahjen e madhe që e ka pasur nga familja e tij dhe nga Llovca kudo që janë.
“Ju faleminderit që gjithmonë, kështu të pandarë si familje e si oxhak me mbi 300 shtëpi në Llovcë e Gjilan, kemi qenë bashkë. Nuk ka sukses në jetë pa mbështetjen e familjes”, ka thënë ai.
Kreu i gjilanasve është shprehur se thirrja për Zot dhe për Vatan ka ndodhur në Llovcë, në Kryengritjen e Karadakut.
“Kemi arritur shumë krahasur me të kaluarën sa i përket investimeve. Në Llovcë, gati se i kemi përmbyllë investimet sa i përket infrastrukturës. Por, jam i interesuar të krijojmë zona malore turstike malore në këtë pjesë. Nga ky fshat kanë dalë hoxhallarë, mësues, inxhinierë, gazetarë, avokat e juristë të jashtëzakonshëm. Mbi të gjitha, thirrja e madhe për Zot dhe për Vatan ka ndodhë këtu, në Llovcë, në Kryengritjen e madhe të Karadakut”, ka përfunduar Luta.
Në këtë tubim kanë folur edhe kandidatët për asamble komunale, Qamil Rexhepi dhe Xhelal Jetishi.