Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve në Gjilan i ka bërë sot konak kryetarit aktual dhe kandidatit edhe për një mandat qeverisës me Gjilanin, Lutfi Haziri.
Kryetari Haziri i ka falënderur përfaqësuesit e kësaj shoqate për pritjen, ndërsa tha se gjatë mandatit të kaluar familjet e dëshmorëve i ka trajtuar me kujdes të veçantë.
“Sot kam ardhur t’ju vizitoj dhe t’ua konfirmoj kujdesin e veçantë të Komunës ndaj familjeve të dëshmorëve dhe respektin për qindra burra e gra, të cilët u flijuan për të mirën e përgjithshme. Ata sot i bëjnë roje lirisë së Kosovës”, ka thënë Haziri.
Ndërkaq, kryetarja e Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve në Gjilan, Fatime Ahmeti, ka shprehur falënderim për kujdesin dhe respektin që e ka treguar Lutfi Haziri për familjet e dëshmorëve në vazhdimësi.
sponsorizuar nga LDK