Zyra për Monitorim dhe Ndërlidhje (LMT) e KFOR-it Amerikan në Viti, ka mbajtur një trajnim dyditor për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare të Vitisë.
Ky trajnim që është i fokusuar në trajtimin e emergjencave , frakturat dhe mobilizim si dhe trajtimi emergjent në vendin e ngjarje është udhëhequr nga mjekët e ekipes së KFOR-it, Specialist Kaitlyn Oracz dhe Gabriel Monson.
Basri Aliu, Drejtor për Shëndetësi dhe Mirëqenies Sociale në Viti ka mirëpritur këtë trajnim i cili tha se përvoja e KFOR-it në menaxhimin e rasteve emergjente të marrë nga ky trajnim do të ndikojnë pozitivisht në punën e ekipes së QKMF-së së Vitisë.
Drejtori Aliu falënderoj LMT-in e KFOR-in për këtë trajnim të rëndësishëm.