Një përkrahje masive i kanë dhënë sot qindra simpatizantë të Llashticës kandidates për kryeministre, Vjosa Osmani dhe pesë kandidatëve për deputetë nga Gjilani për garën e 6 tetorit: Lirije Kajtazi (6), Fatmir Rexhepi (20), Valentina Bunjaku Rexhepi (21), Imet Rrahmani (35) dhe Faton Bislimi (44).
Arben Mehmeti, kryetar i Shtabit Zgjedhor të Degës, tubimin masiv e ka përshëndetur në emër të kryetarit të Shtabit në nivel qendror, Lutfi Haziri, ndërkaq tha se tubimi i sotëm masiv nuk lë shumë fjalë sepse janë modeli më i mirë i fitores historikisht.
Kryetari i kësaj nëndege, Ekrem Hasani, tha se banorët e këtij fshati kanë vendosur që t’ia japin besimin LDK’së dhe Vjosa Osmanit, duke thënë se është kandidatja më e mirë dhe do t’ia kthej dinjitetin qytetarëve, të cilët janë nëpërkëmbur nga qeveritë e kaluara.
Kandidatja për deputete, Lirije Kajtazi (6) i ka falënderuar banorët e Llashticës për kontributin për lirinë e vendit dhe për mbështetjen ndaj programit të Lidhjes Demokratike të Kosovës për ta shëruar këtë shtet që ka lënguar nga të tjerët.
Kandidati Fatmir Rexhepi (20), ka pohuar se nëse e duam të ardhmen e Kosovës, nuk kemi rrugë tjetër pos kështu të bëhemi bashkë për fitoren e Vjosës dhe LDK, për një arsim, shëndetësi më të mirë, për një Kosovë Europiane.
Kandidatja Valentina Bunjaku Rexhepi (21), ka falënderuar të pranishmit për prezencën, duke thënë se ky është mesazhi më I mirë që I fitores historike, ndërsa tha se asnjë prej 110 kandidatëve të LDK’së nuk është me aktakuzë, por njerëz të besës dhe të dëshmuar profesionalisht.
Kandidati Imet Rrahmani (35), ka kërkuar besimin e Llashtivës për ata dhe për Vjosa Osmanin, duke i garantuar që do të jenë zëri i fuqishëm i qytetarëve në Kuvendin e Reopublikës, për të ardhmen e Kosovës.
Në fund, kandidati Faton Bislimi (44), i ka falënderuar qytetarët e Llashticës për mbështetjen, duke thënë se për 30 vite ky fshat ka qenë bastin i partisë së Ibrahim Rugovës, për të shtuar se nuk ka alternativë më të mirë për zhvillimin e Kosovës me vlera eruoatlantike, pos LDK’së.