Liverpooli ka mposhtur Fulhamin me rezultat 1-3 në ndeshjen e xhiros së 31-të të Premierligës.
Edhe në këtë ndeshe trajneri i Liverpoolit nuk e aktivizoi kosovarin reprezentues i Zvicrës, Xherdan Shaqirin. Në 4 ndeshjet e fundit në Premier Ligë, trajneri Jurgen Klopp nuk e ka inkuadruar fare mesfushorin shqiptar nga Gjilani.
Shaqiri nuk luajti as ndaj ish skuadrës së tij, Bayern të mërkuren në fitoren 3-1 në Gjermani. Golin e fundit e ka shënuar më 26 dhjetor.
Kohëve të fundit gjërat kanë ndryshuar. 27 vjeçari ka luajtur vetëm 2 ndeshje startues dhe nuk ka shënuar asnjë gol gjatë vitit 2019.