Rashica nuk ka të ndalur, shënon sërish në Bundesligë
Ylli kosovar, Milot Rashica po kalon formën më të mirë në karrierë pa asnjë dyshim.
Mesfushori kosovar që po luan si sulmues te Werderi i Bremenit, ka shënuar gol për të quar epërsinë në 2-0 në ndeshjen kundër Bayer Leverkusenit.
Ky është goli i 7-të për Rashicën në Bundesligë këtë edicion dhe i pesti në vitin 2019.
