Nga raporti Cilësia e jetesës” (Quality of Living) nga Mercer janë listuar dhjetë qytetet që ofrojnë kushte më të mira për emigranët, e në këtë top listë bëjnë pjesë tri qytete të Zvicrës dhe tri nga Gjermania.
Zvicra, Gjermania dhe Austria botërisht njihen si vendet më miqësore për emigrantët, sa u përket kushteve për jetesë dhe punësim, sipas të dhënave nga raporti. Nga këto shtete, qytetet si Vjena, Cyrihu dhe Munihu kryesojnë listën.
Sipas këtij raporti, këto janë dhjetë qytetet që ofrojnë jetesë më cilësore për emigrantë:
Vjena – Austri
Cyrihu – Zvicër
Mynih – Gjermani
Vankover – Kanada
Auckland – Zelandë e Re
Dyzeldorf – Gjermani
Frankfurt – Gjermani
Kopenhagë – Danimarkë
Gjenevë – Zvicër
Basel – Zvicër