Talenti, Arb Manaj i Trepçës ’89 në duelin ndaj Flamurtarit hapi serinë e golave për ekipin e tij dhe mban primatin në listën e golashënuesve më të mirë të Superligës.
Në anën tjetër, Kastriot Rexha realizoi dy gola në duel me Ferizajn dhe barazoi talentin mitrovicas në renditjen e më të mirëve të golit.
Me katër gola tashmë është Mendurim Hoti i Feronikelit, teksa lista vazhdon me futbollistët që kanë realizuar nga tre gola deri më tani.
TOP 10 golashënuesit më të mirë të Superligës:
Arb Manaj (Trepça 89’) 5
Kastriot Rexha (Feronikeli) 5
Mendurim Hoti (Feronikeli) 4
Gerhard Progni (SC Gjilani) 3
Tomislav Busiç (SC Gjilani) 3
Blend Baftiu (Ballkani) 3
Van – Dave Harmon (Drenica) 3
Arbër Hoxha (Ballkani) 3
Arbnor Muja (Trepça ’89) 3
Visar Berisha (Ballkani) 2