Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në një postim në profilin e tij në facebook, në vend të reagimit për kryeministrin Haradinaj, ka shkruar se Lindja e Kosovës dhe komunat e saj që mbetën “brenda” Serbisë, kërkojnë zgjidhje politike…
Në vend të reagimit për kryeministrin Haradinaj
Kam besu që proceset e rënda politike nuk i përkthen në hajgare, sikur që kam besu që janë përgjegjësi e madhe dhe duhet unitet e koncensus i gjerë politik. Lindja e Kosovës dhe komunat e saj që mbetën “brenda” Serbisë, kërkojnë zgjidhje politike.
Ka katër vite qe ju kam paralajmëruar për këtë dhe kam paraqitur opsion të përngjeshëm politik. Ish kryeministri Thaçi e quajti të rrezikshëm atëherë. Tash ju po e quani hajgare e punë votash.
Për ju është edhe e rrezikshme, edhe hajgare, e edhe punë votash. Por, për mua është vetëm borxh politik dhe padrejtësi historike mos me e zgjidhë këtë proces. Koha ka ardhë.
Por, fatkeqësisht, ‘koalicioni i vendimeve të mëdha’ dhe frikacakëve po udhëheq. Nëse është kështu puna e hajgarexhive!