Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, së bashku me Shefin e Kabinetit, Meriton Ramabaja dhe zyrtarin nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Shehat Rrudhani, kanë pritur në takim udhëheqësin e Klubit të Atletikës “Rogana” Zijadin Kryeziun, së bashku me atletët Musa Hajdari dhe Astrit Kryeziu.
Gjatë këtij takimi kryetari Kastrati iu ndau edhe Letër Falënderimi për përfaqësimin dinjitoz në fushën e sportit dhe atletikës.
I pari i komunës duke u shprehur mirënjohje për kontributin e dhënë tha se Klubi i Atletikës “Rogana” janë duke na përfaqësuar denjësisht.
“Në emrin tim personal, si dhe të të gjithë qytetarëve të Komunës së Kamenicës, ju shpreh mirënjohjen time më të sinqertë për gjithë kontributin e dhënë dhe angazhimin e vazhdueshëm që keni bërë për komunën tonë, duke na përfaqësuar denjësisht në fushën e sportit dhe atletikës. Duke ju uruar suksese dhe gjithë të mirat, ju lutem pranoni shprehjen e konsideratës sime më të lartë”, tha Kastrati.
Përndryshe, atletët nga Klubi i Atletikës “Rogana”, javën që lamë pas morën dy medalje në garat e Atletikës në San Marino.
Musa Hajdari në distancë prej 800 metra fitoi medaljen e argjend, ndërsa Astrit Kryeziu në po të njëjtën disiplinë fitoi medaljen e bronztë. /2LONLINE.com/