Arsimin e dërmuar, do ta ndryshojmë. Rekrutimi i mësimdhënësve do të jetë transparent, profesional dhe i drejtë. Si Kryetare e Komunës është absurde të merrem me atë se kush do të punësohet në arsim. I takon vlerësimit profesional për atë çështje. Nuk më takon mua.
Komisionet do të punojnë pa asnjë presion dhe sms. Tualetët e shkollave do të jenë të pastër. Do të digjitalizojmë shkollat me projektorë në çdo klasë e me tabela inteligjente. Klasat e mbingarkuara me nxënës, dëmtojnë më pas, cilësinë e mësimit dhe pamundësojnë gjithëpërfshirjen e çdo nxënësi në klasë. Oborret e shkollave do të jenë të sigurta për nxënësit, e jo të mbushura me qenë endacakë. Do të ketë gjelbërim e fidane në çdo shkollë.
Do të investojmë për aktivitete jashtëshkollore, si vizitat në muze, fabrika, polici, gjykata etj., që nxënësit të njihen konkretisht me gjërat në jetë. Leximi do të jetë prioritet. Çdo shkollë do ta caktojë orën e leximit, që të krijohet shprehia e leximit te nxënësit.
Arsimi i dërmuar, do të jetë i reformuar.
Zyra për Informim e PDK-së, Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/