DYLON

Mbahet takimi informues në kuadër të projektit “Fuqizimi socio-ekonomik i Ballkanit Perëndimor”

Mbahet takimi informues në kuadër të projektit “Fuqizimi socio-ekonomik i Ballkanit Perëndimor”
Avatar photo Redaksia

Në Komunën e Kamenicës është mbajtur takimi informues nga Help Kosovo në kuadër të projektit “Fuqizimi socio-ekonomik i Ballkanit Perëndimor”.

Ky projekt financohet nga Qeveria Gjermane dhe komunat partnere, ndërsa zbatohet nga organizata Help Kosovo. Të drejtë aplikimi kanë qytetarët nga Komuna Kamenicës, ku janë paraparë të jipen së paku 20 grante.

EkoHigjiena

Fokusi i aktiviteteve është  krijimi i vendeve të punës përmes krijimit të bizneseve të reja dhe ofrimit të mbështetjes për ato ekzistuese të prekura nga COVID-19.

Përkrahja do t’u ofrohet grupeve të cënueshme shoqërore përfshirë këtu gratë, të rinjtë, anëtarët e komuniteteve jo-shumicë, personave me aftësi të kufizuara etj.

Vlera mesatare e një granti, për një përfitues është 2,000.00 Euro, në formë të pajisjeve me 20% bashkëfinancim.

Aplikacionet e plotësuara dhe dokumentet mbështetëse duhet të dorëzohen brenda afatit të caktuar.

– Me poshtë në adresën: Help Kosove, Fahu postar Nr. 23; 10.000 Prishtinë, Republika e Kosovës.

– Ose përmes adresës elektronike [email protected] 

– Dhe përmes web faqes http://apply.help-kosovo.org/ .

Data e fundit për aplikim është 31 Tetor 2021, ora 16:00.

 Aplikimi fillon zyrtarisht pas mbajtjes së takimeve informuese.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.