Legjenda e Brazilit, Pele ka rënë në depresion për shkak të shëndetit të dobët dhe nuk ka dëshirë të largohet nga shtëpia, sepse nuk mund të ecë pa ndihmë, këtë e ka konfirmuar djali i tij Edinho.
Pele i cili konsiderohet si një nga futbollistët më të mëdhenj në histori e i cili në tetor do t’i mbush 80 vjeç është duke vuajtur nga sëmundje të ndryshme.
“Ai ka probleme me lëvizshmërinë dhe është në një lloj depresioni. Imagjinoni ai është mbreti, kurse sot ai nuk mund të ecë”, ka thënë djali i tij.
Pele është futbollisti i vetëm që ka fituar tri herë botërorin, e i cili pjesën më të madhe të karrierës së tij e ka kaluar në Santos deri sa u transferua te New York Cosmos.