Mbahet sesioni informues me fermerët e Kamenicës, hapet edhe aplikimi për grante

Mbahet sesioni informues me fermerët e Kamenicës, hapet edhe aplikimi për grante

Drejtoria e Bujqësi, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me përfaqësuesit e Caritasit Zviceran, mbajtën sessionin informues me fermerët e Komunës së Kamenicës për grantet që do t’i shpërndahen atyre për mbështetjen dhe promovimin e prodhimtarisë bujqësore në komunën tonë.

I pranishëm në këtë session informues ishte edhe Drejtori i DBPZHR-së, Naim Arifi, i cili u shpreh shumë i kënaqur me bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme me grante nga Caritasi zviceran për Komunën e Kamenicës.

“ Jam i lumtur që bashkëpunimi jonë me Caristasin zviceran është duke vazhduar edhe për vitin 2020, shpresoj që bashkëpunimet tona nuk do të ndalen këtu”, tha Arifi.

Qëllimet kryesore të këtij projekti janë:
1.Promovimi dhe prodhimi i frutave manore, bimëve mjekësore dhe aromatike (BMA) dhe të mjaltit.
2.Certifikimi i fermerëve me standardet e prodhimtarisë organike për kultivuesit e BMA-ve.
3.Certifiki i fermerëve me standardet e prodhimtarisë integruese për kultivuesit e frutave manore ( dredhëza,mjedra,boronica).
4.Edukimi,trajnimi dhe ngritja e vetëdijes së fermerëve për prodhimtarinë bujqësore.
5.Themelimi i zingjirit të vlerave për kultivuesit.

Drejtoria e Bujqësisës, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural poashtu shpall edhe thirrjen për aplikimin për grante për kultivimin e Mjedrës, Dredhëzës, Boronicës dhe Bimëve mjekuese aromatike.

DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR APLIKIM :
1. Letërnjoftimi i Republikës së Kosovës – kopje,
2. Të jetë banor i Komunës së Kamenicës,
3. Fleta poseduese e tokës – origjinali,
4. Vërtetimi i tatimit në pronë- origjinali,
5. Aplikuesi duhet të ketë burimin e ujit në ngastër apo afër saj.

PËRPARËSI KANË:
 Fermerët e përkushtuar për kultivim dhe prodhim,
 Familjet me gjendje të rëndë ekonomike,
 Fermerët që kanë traditë në këtë veprimtari,
 Fermerët që nuk kanë përfituar asnjëherë nga DBPZHR (Drejtoria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural).

Vërejtje: Fermerët duhet të participojnë në vlerë prej 15 %.

– Grandet mbështetën: 50 përqind nga Caritasi Zviceran, 35 përqind përqind nga Komuna e Kamenicës dhe 15 përqind participim nga fermeri.
– Fermeri përfitues do të pranojë komplet pakon nga fidanet, sistemin e ujitjes, sistemin mbështetës, plehun dhe materialin mbrojtës dhe mjetet tjera përcjellëse.

Aplikimi fillon nga data 11.02.2020 dhe zgjatë deri më datën 19.02.2020.

KOMENTE