DYLON

Dyzet të vdekur në katër burgjet e Brazilit

Dyzet të vdekur në katër burgjet e Brazilit
Avatar photo Elife Sherifi

Së paku 40 të burgosur u gjetën të vdekur në disa burgje në veri të Brazilit, një ditë pasi 15 të burgosur u vranë në përleshjet midis bandave rivale në burg.

Vdekjet e fundit që u raportuan në qytetin Manaus të Amazonës, duket se janë rezultat i asfiksimit, thanë autoritetet.

Sipas tyre, stafi i zbuloi viktimat gjatë inspektimeve rutinore në katër objekte të burgjeve të ndryshme.

EkoHigjiena

Një deklaratë nga Departamenti i Burgjeve në Amazona tha se 40 të burgosurit vdiqën të hënën vonë, kur policia humbi kontrollin e burgjeve.

Policia më vonë e riktheu kontrollin.Guvernatori lokal, Wilson Lima, e përshkroi situatën si “krizë”. Autoritetet dërguan një task-forcë federale në Manaus, në përpjekje për të ndaluar dhunën.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.