DYLON

Legjenda Pele ka një favorit për titull në Premier Ligë

Legjenda Pele ka një favorit për titull në Premier Ligë
Avatar photo Elife Sherifi

Liverpooli ka plot 29 vjet që nuk e ka fituar titullin e Premierligës dhe tifozët e klubit kishin besuar se këtë ecuri të keqe do ta përfundonin këtë sezon.  Mirëpo, ata tani e kanë humbur kontrollin dhe duhet të shpresojnë se Manchester City do t’i humbasë disa pikë në ndeshjet e ardhshme.

Liverpooli i ka barazuar katër nga gjashtë ndeshjet e fundit të zhvilluara. Për shkak të të gjitha këtyre pikëve të humbura, skuadra e Kloppit e ka humbur pozitën e parë në tabelën e Premierligës dhe tani janë një pikë prapa skuadrës së Manchester City.

Megjithatë, ish-futbollisti legjendar brazilian, Pele, ende beson se skuadra e Jurgen Kloppit do të shpallet kampione e Premierligës, në fund të sezonit. “Urime ditëlindja për heroin e Liverpoolit, Kenny Dalglish. Unë besoja se Liverpooli do ta fitojë titullin e Premierligës, që nga fillimi dhe ende besoj se mund ta arrijnë këtë gjë”, ka shkruar Pele, në llogarinë e tij në Twitter.

EkoHigjiena