DYLON

Gjilanasit Dorlir Ahmeti i pranohet detyra në Olimpiadën Botërore të Matematikës në Brazil

Gjilanasit Dorlir Ahmeti i pranohet detyra në Olimpiadën Botërore të Matematikës në Brazil
Avatar photo Redaksia

Matematikanit të ri gjilanas Dorlir Ahmeti, i është pranuar përsëri një detyrë e përpiluar nga ai, në kuadër të testit të Olimpiadës Botërore të Matematikës IMO 2017, që po mbahet momentalisht ne Brazil.

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, e ka uruar Ahmetin për këtë sukses të jashtëzakonshëm, duke thënë se e ka bërë krenar Republikën e Kosovës, e Gjilanin në veçanti.

“Dorliri është matematikani i vetëm shqiptar deri më tani, që me detyrat e tij origjinale ka arritë jetë i pranishëm në këto olimpiada botërore të matematikës. Jo rastësisht, e kam nderuar me mirënjohje për të arritura të veçanta javë më parë. Ai e ka bërë krenar Republikën tonë dhe Gjilanin tonë. Urimet më të përzemërta”, ka thënë Haziri.

EkoHigjiena

Ndryshe, në kuadër të testit të ditës së parë në IMO 2017, detyra e dytë është përgatitur nga Dorlir Ahmeti. Këtë detyrë të përpiluar nga Dorliri, ekipi shqiptar e ka propozuar në IMO 2017, ku edhe është pranuar.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.