Forumi i Rinisë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, pak para përmbylljes së fushatës elektorale, ka nisur festën e fitores së madhe.
Kryetari Lutfi Haziri tha se rinia është e tashmja dhe e ardhmja e jonë.
“Kjo tregon se familja e LDK’së gjithmonë ka qenë solemne. Definitivisht, rinia është e tashmja dhe e ardhmja e jonë. Ne e kemi obligim të kujdesemi maksimalisht për ta, për t’ju krijuar mundësi më të mëdha dhe për t’ju dhënë hapësisë meritore në shoqëri”, tha Haziri.
*Hapësirë e sponsorizuar – Zgjedhjet Nacionale 2017