LDK: Arbëria e Zabeli “grushtuan” “klanin e kusherinjve” të PDK’së dhe Lëvizjes së Kuqe

LDK: Arbëria e Zabeli “grushtuan” “klanin e kusherinjve” të PDK’së dhe Lëvizjes së Kuqe

Pritje madhështore kanë organizuar sot nëndega e lagjes “Arbëria” dhe ajo e “Zabelit” për kandidatët e koalicionit të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, që është edhe tubimi i fundit elektoral për zgjedhjet e 11 qershorit.

Kryetari Lutfi Haziri, duke iu drejtuar të pranishmëve të shumtë, tha ky është një grusht i fortë kundër rivalëve.

“Ky është një grusht i fortë për kundër ‘klaneve të kusherinjve’ të PDK’së dhe Lëvizjes së Kuqe. Ata, definitivisht, nuk mund ta mashtrojnë Gjilanin e Anamoravën sepse nuk iu beson më askush”, tha Haziri, i emocionuar me masovitetin e simpatizantëve të koalcionit të LDK’së.

“Ne besojmë në Zot, familje dhe atdhe. Kjo është shtylla e programit tonë. Jo rastësisht e kemi lënë “Arbërinë” dhe “Zabelin”. Krejt kjo për ta bërë dy herë knap Gjilanin”, ka potencuar kryetari Haziri.
Haziri tha se kandidatët për deputet të koalicionit të LDK’së janë ushtarë të Ibrahim Rugovës dhe gardian të Republikës.

Kandidatët për deputet nga radhët e LDK’së, kanë falënderuar banorët e këtyre lagjeve për këtë mbështetje kaq masovike dhe besimin e madh që kanë treguar për LDK’në dhe kryeministrin Avdullah Hoti.

Kandiatja Lirije Kajtazi ka thënë se ky mobilizim dëshmon fitoren e madhe, duke ftuar të gjithë që më 11 qershor të dalin dhe të votojnë për LDK’në për ta ndëshkuar të keqen “e cila na ka kapë për fyti”. “Na i kemi dalë hajnisë përpara”, tha Kajtazi.

Ndërkaq, kandidati Imet Rrahmani, i cili është kryetar i nëndegës “Arbëria”, është shprehur të jetë i emocionuar meqë po i drejtohet lagjes ku u lind dhe u rrit. “E falënderoj kryetarin Haziri për përkrahjen e madhe për “Arbërinë” dhe që kësaj lagje ia ka besuar një ministër. LDK e zhvillon shtetin dhe është e vetmja alternativë që e çon vendin përpara”, ka pohuar Rrahmani.

Kandidatja Valentina Bunjaku Rexhepi, i falënderoj të gjithëve deri në gjunjëzim për këtë mbështetje. “Lista e LDK’së është e pastër si loti dhe më 11 qershor dilni në mënyrë masive për ta përkrahur kauzën tonë”, tha Bunjaku Rexhepi.

Kurse, Isa Agushi tha se LDK u zgjua në mënyrë masive për të mos ia falë asnjë votë atyre që kanë afera korruptive dhe me dosje. “Kandidatët e LDK’së nuk kanë problem me ligjin, prandaj edhe e meritojmë votën tuaj”, tha Agushi.

Kryetari i Lëzizjes për Drejtësi, Sylejman Qerkezi, tha se revulucioni kulturor dhe politik tashmë ka ndodhur. “Ne besojmë thellë në tri shtyllat që i përmendi kryetari Haziri dhe në fitoren e madhe”, tha Qerkezi.

Ndërkaq, Kushtrim Kadriu, kryetari i Lëvizjes “Vatra”, falënderoi të pranishmit, sikurse edhe të gjithë qytetarët për mbështetjen e vazhdueshme nëpër çdo tubim të koalicionit të LDK’së.
Tubimin e kanë përshëndetur edhe kandidatët, Avdil Halimi, Labinotë Demi Murtezi dhe Bajrush Ymeri.

*Hapësirë e sponsorizuar – Zgjedhjet Nacionale 2017

KOMENTE